Vuçiç në Elbasan, pas pak fillon protesta kundër tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiç në Elbasan, pas pak fillon protesta kundër tij

    Insajderi
    20 December 2021 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak minuta na ndajnë nga protesta që ka thirrur dhe organizuar Sali Berisha përballë Kryeministrisë në orën 16:00 kundër vizitës së Presidentit serb në Shqipëri, Aleksandër Vuçiç për nismën “Open Ballkan”.

    Gazetari i “ABC”-së, mëson se nga momenti në moment pritet që fillimisht mbështetësit të mblidhen përpara selisë së PD-së dhe më pas me Sali Berishën në krye të drejtohen për te Kryeministria.

    Në podiumin e improvizuar përpara selisë së qeverisë përpos Sali Berishës do të ketë edhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit që do të mbajnë fjalim.

    Presidenti serb mbërrin në Elbasan në orën 18:30 dhe në 19:00 i zoti i shtëpisë, Edi Rama do të shtrojë darkën zyrtare për delegacionin nga Beogradi dhe Shkupi.

    Protesta në Tiranë nuk është thirrur vetëm kundër Vuçiç, por edhe asaj që Sali Berisha e cilëson si mafien e inceneratorëve.

    Në gatishmëri për të shmangur incidentet do të jenë mbi 600 forca policie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark