Ariani Company është kompani ndërtimi vendore e dëshmuar në ndërtime të komplekseve të shumta në vende të ndryshme të Kosovës.
Ariani Company është duke ndërtuar një projekt të ri tejet unik në Prishtinën e re në zonën perëndimore të kësaj pjese. Në këtë pozicion përveç që do të përfitoni nga kualiteti i ndërtimit që gjithmonë ofrohet nga Ariani Company, do të përfitoni edhe një pamje të bukur nga kryeqyteti, dhe qasje të lehtë dhe praktike me pikat kyçe të Prishtinës.
Ky kompleks dallon nga çdo lloj kompleksi në kryeqytet, arkitektura a ndërtimit, që karakterizohet me rrotullimin e trajtave L për 45 shkallë, ndarja e kompleksit në gjashtë sesione identike të ndara nga dy veç e veç, që krijon një hapësirë të mjaftueshme për rrezatim në të gjitha anët dhe qarkullim të ajrit mes komplekseve e bëjnë këtë kompleks më unik se çdo kompleks tjetër.
Veçanti e këtij kompleksi me sipërfaqe 38.653m ² është edhe struktura e banesave përbrenda, duke pasur vetëm nga 3 apartamente për secilin kate, duke mundësuar rehati dhe qetësi për çdo banorë.
Pozicioni i volitshëm, struktura urbane dhe unike, e bëjnë këtë kompleks tejet tërheqës për jetesë.
Për më shumë rreth këtij kompleksi mund të informoheni në rrjetet sociale të Ariani Company si Facebook dhe Instagram.