
Papa Françesku dënoi dhunën në familje kundër grave si “pothuajse satanike”, në një prej fjalimeve të tij me gjuhën më të ashpër të përdorur për këtë çështje, sipas “BBC”. Ati i Shenjtë u ankua për numrin shumë të lartë të grave, të cilat janë dhunuar.
“Problemi është se, për mua, është pothuajse satanike, sepse pësohet nga një person që nuk mund të mbrohet, i cili vetëm mund të përpiqet t’i përballojë goditjet. Është poshtëruese”, theksoi ai.
Papa shtoi se gratë e dhunuara nuk e kanë humbur dinjitetin e tyre.
Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 gati dy vite më parë, Papa Françesku ka folur disa herë kundër dhunës në familje, e cila është rritur në shumë vende që kur kufizimet lanë shumë gra të bllokuara me dhunuesit e tyre. Shifrat e policisë të publikuara muajin e kaluar tregojnë se në Itali ka rreth 90 episode të dhunës ndaj grave çdo ditë dhe se 62% janë raste të dhunës në familje