Aludon shtypi serb: Salih Berisha ia ka kërkuar Haradinajt 100 persona për t'i dal në pritë Vuçiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aludon shtypi serb: Salih Berisha ia ka kërkuar Haradinajt 100 persona për t’i dal në pritë Vuçiqit

    Insajderi
    20 December 2021 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat serbe pro-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë quajtur ekstremistë ata që po protestojnë sot në Tiranë kundër vizitës së kreut të shtetit serb, i cili do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të nismës së përbashkët, “Ballkani i Hapur”.

    “Novosti” shkruan se ish-kryeministri shqiptar, Sali Bersiha e ka kontaktuar personalisht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj “për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në protestë”, transmeton Gazeta Express.

    Duke u thirrur në burime, mediumi serb thotë se një pjesë e protestuesve do ta presin në rrugë eskortën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq kur ai do të vijë prej aeroportit.

    Nga Kosova, në protestën e sotme në Tiranë publikisht është parë vetëm ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e cila tha se “Ballkani i Hapur” është thikë pas shpine për Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa i kërkoi kryeministrit shqiptar, Edi Rama ta anulojë, atë që ajo e ka quajtur “pakt” me presidentin serb.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark