
Martin Berishaj, militanti i Vetëvendosjes tanimë zyrtarisht është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci. Ka qenë vetë Berishaj që e ka konfirmuar emërimin, shkruan Insajderi.
Ai përmes një shkrimin në Facebook, ka deklaruar se sot i ka dorëzuar letrat kredenciale.
“Sot, në cilësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, e dorëzova kopjen e letrave kredenciale te udhëheqësja e Protokollit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, znj. Emilija Vučinić – Margeta.”, ka shkruar ai, përcjell Insajderi.
Duhet theksuar se Berishaj, ka shumë shtetësi, në fillim e kishte shtetësinë malazeze e më pas e mori edhe atë sllovene, E krejt në fund për shkak të emërimit si ambasador mori edhe shtetësinë kosovare me dekret të presidentes Vjosa Osmani.
Por kush është Martin Berishaj?
Martin Berishaj është profesor i shkencave politike dhe mardhënieve ndërkombëtare në disa programe dhe module të arsimit të lartë në Slloveni dhe jashtë saj (Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Hungari, Itali).
Berishaj poashtu është shef i Institutit për Studime Shqiptare në Slloveni si dhe anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Berishaj kishte qenë pjesë e komisioni për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi të krijuar nga Ramush Haradinaj, teksa sugjeronte që si zgjidhje të përdorej precedenti Gjirit të Piranit, ku Sllovenia dhe Kroacia kishte dërguar çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar.
Duke qenë anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berishaj ishte pjesë e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit nën moton “Krejt dhe Drejt”, teksa Kurtin, liderin e LVV e cilësonte si “proces”.
“Atij i “lanë” të drejtën vetëm për të zgjedhë, mirëpo, harruan se Albini nuk është ngjarje por është proces. Ai është proces i emancipimit politik shqiptarë. Ai është sublimja e ndergjegjëjes kombtare në hapësirën politike në Kosovë, por jo vetëm… Me qendrim dhe veprimin e tij rikujton se; një komb që ka vlera, që ka ideale, ai komb me siguri do të fitojë, pa marrë parasysh se cili është kundërshtari i tij. Sepse, Albini është Emër i cili sillet si Folje” – shkruante ai në janar të këtij viti, teksa komentonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cili i pamundësonte kandidimin për deputet Kurtit, pasi i njëjti kishte dënim penal në tri vitet e fundit./Insajderi.org
Lexo edhe: