​Vuçiq nga aeroporti shkon për darkë me Ramën e Zaev në Elbasan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Vuçiq nga aeroporti shkon për darkë me Ramën e Zaev në Elbasan

    Insajderi
    20 December 2021 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbërritur në Elbasan për të pritur kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Ky i fundit bashkë me delegacionin që e shoqëron nga Rinasi do të udhëtojnë direkt për në Elbasan.

    Agjenda paraprake parashikonte fillimisht akomodim në hotelin “Rogner” e më pas nisjen drejt Elbasanit.

    Për arsye sigurie nga situata e krijuar prej manifestimit të Sali Berishës u bë ky ndryshim në agjendë. Ndërkohë mbetet i pandryshuar vendi organizmit nesër të Ballkanin e Hapur.

    Ora 09:00 e së martës së 21 dhjetorit do t’i gjejë Ramën, Zaev dhe Vuçiq të ulur në një tryezë në Pallatin e Brigadave./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark