Vuçiq poston foto nga darka jozyrtare: Ballkani i Hapur iniciativë e jashtëzakonshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq poston foto nga darka jozyrtare: Ballkani i Hapur iniciativë e jashtëzakonshme

    Insajderi
    20 December 2021 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar foto nga darka jo-zyrtare që po mbahet në Elbasan të Shqipërisë. Darka është thirrur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe aty është i pranishëm edhe Zoran Zaev, kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut.

    Vucic në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se Ballkani i Hapur është një mundësi e shkëlqyeshme.

    “Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”- ka shkruar ai në Instagram.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark