U shfaqën së fundmi në botë por Omicron është i pranishëm qe një shekull në Prizren: Askush nuk i tutet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U shfaqën së fundmi në botë por Omicron është i pranishëm qe një shekull në Prizren: Askush nuk i tutet

    Insajderi
    20 December 2021 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e një kohë është shfaqur varianit më i ri i Covid-19 i njohur si Omicron. Por, ky emër është i njohur qysh moti në Prizrenin antik, shkruan Insajderi.

    Nëse shkoni në qytetin e Prizrenit, në dy apo tri lokali mund të hasni emrin “Omikron”, veçse jo variant të virusit por të një dyqani orëtari.

    Hasan Këllqi, pronari i lokaklit ka thënë se Omicron në Prizren është që një shekull dhe se kurrkush nuk i tutet.
    “Omikronin e kemi që 70-80 vjet, baba rametlia ka punë me këtë zanat, Omikron firma e sahatit është zviceran para 80 a 100 vjete”, thotë pronari i lokalit për Klan Kosova përcjell Insajderi.


    I pyetur se si u ndje kur dëgjoi për variantin e ri ai u shpreh i habitur se si është e mundur që të ketë variant me emër të tillë.

    “Omikron si Omikron po dihet që ora është sahat po për virus nuk po disha, qysh ka dalë nuk po di”, tha ai.
    Ndonëse prej variantit Omicron duhet të kemi kujdes sepse mund të shkaktojë rrezik, ndaj “Omikronit” të prizrenasit nuk ka vend për frikë

    “Jo ska arsye për cka se ne emrin e firmës e kemi omicron, ky nuk është virus”.


    Storien e plotë e gjeni këtu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark