Sot do të nënshkruhen pesë marrëveshje në kuadër të “Open Ballkan” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot do të nënshkruhen pesë marrëveshje në kuadër të “Open Ballkan”

    Insajderi
    21 December 2021 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar agjenda e plotë e takimeve të sotme në kuadër të “Open Ballkan”.

    Sipas agjendës, në këto takime pritet të diskutohen dhe nënshkruhen pesë marrëveshje:

    Ato janë:

    1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhjeje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

    3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore, atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

    4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohjen e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

    5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohjen e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

    Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal për Agrikulturë dhe Bashkëpunim Rajonal.

    Konkluzionet e këtij takimi të “Open Balkan” do të bëhen publike nga kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, rreth orës 13:00 të së martës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark