"Open Ballkan" - Rama pret Vuçiqin e Zaevin në Pallatin e Brigadave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Open Ballkan” – Rama pret Vuçiqin e Zaevin në Pallatin e Brigadave

    Insajderi
    21 December 2021 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe sot do të vazhdojë takimi mes liderëve të Ballkanit.

    Vijon edhe sot takimi mes 3 liderëve, kryeministrit Edi Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’. Ka qenë i zoti i shtëpisë, Edi Rama që ka pritur në Pallatin e Brigadave Vuçiç dhe Zaev.

    Rama ka qëndruar për gati 10 minuta përpara në oborrin e pallatit të Brigadave derisa kanë mbërritur të ftuarit e tij.

    Më pas të tre së bashku kanë ngjitur shkallët ku kanë realizuar një foto të përbashkët. Takimi do të pasohet nga një konferencë e përbashkët në orën 09:30.

    Teksa dje takimi i parë u mbajt në Elbasan, dita e sotme do të jetë më intensive me takime dhe konferencë për shtyp të tre zyrtarëve të lartë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark