I maskuar dhe me thikë në dorë, një person grabit banken - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I maskuar dhe me thikë në dorë, një person grabit banken

    Insajderi
    21 December 2021 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person i maskuar me kapuç dhe me mjet prerës në dorë ka hyrë një filial banke në qytetin e Peshkopisë, ku ka grabitur një shumë parash.

    Menjëherë pas ngjarjes që ndodhi rreth orës 10:00, autori ia ka mbathur.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po  këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.

    Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark