Përkrahësi i Sali Berishës shkelm derës, hyn me forcë në selinë e PD-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përkrahësi i Sali Berishës shkelm derës, hyn me forcë në selinë e PD-së

    Insajderi
    21 December 2021 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

    Berisha udhëhoqi grupin që është futur brenda ambienteve të selisë. Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

    Lideri i PD-së u ngjit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por njëri prej mbështetësve të Sali Berishës e hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm. Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë.

    “Dilni përjashta. Dilni. Vazhdoni” dëgjohej deputeti Flamur Noka. Në korridoret e PD-së u krijua kaos dhe rrëmujë. Përballë sallës ku u fut Berisha me njerëzit e tij, Lulzim Basha po zhvillon një tjetër takim me strukturat e PD-së

    Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën mediat jashtë. Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark