
Të pranishëm ishin regjisori Francis Ford Coppola, aktorët legjendarë Robert De Niro dhe Al Pacino, dhe artistë të tjerë si Robert Duvall, Diane Keaton dhe Talia Shire që diskutuan tregimin e komplikuar të filmit në një panel të udhëhequr nga Taylor Hackford.
Kasti i filmave Godfather I dhe II u ribashkua në festivalin e filmit në Tribekë të shtunën mbrëma dhe kujtuan bërjen e këtij filmi në natën përmbyllëse të këtij festivali.
Ndër të tjera, regjisori Coppola foli edhe për arsyen pse ia kishte dhënë Pacinos rolin e Michael Corleones.
Ai tha se e kishte takuar Pacinon në San Francisko dhe ishte obsesionuar që ta marrë në film, shkruan KultPlus.
“Po e pe njëherë dikë në atë rol, e ke zor që ta heqësh nga koka”.
Megjithatë, ndonëse kishte pasur përkrahjen e regjisorit, Al Pacino ishte dashur të testohej në mënyrë konstante që ta fitojë përfundimisht këtë rol.