Shkelmohen edhe dyert e selisë, ashpërsohen përplasjet mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkelmohen edhe dyert e selisë, ashpërsohen përplasjet mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës

    Insajderi
    21 December 2021 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

    Ish-kryeministri udhëheq grupin që është futur brenda ambienteve të selisë.

    Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komisionit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

    Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë. Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark