
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, mbrëmë sulmoi me ujë ministrin Faton Peci, e më pas edhe me gotën e plastikës. Këto metoda, ish nënkryetarja e Vetëvendosjes Aida Dërguti, po i cilëson si metoda të ish partisë së saj.
Në komisionin parlamentar për Bujqësi po raportonte ministri Faton Peci, u gjuajt me ujë nga deputetja e PDK-së pasi një diskutimi të ashpër mes tyre.
Vetëvendosje kishte përdorur metoda të ndryshme jokonvencionale për t’i shtyrë përpara agjendat e saj opozitare.
Dhe një gjë të tillë, po e potencon edhe ish nënkryetarja e këtij subjekti politik.
“Precedenti i bërjes opozitë me metoda jokonvencionale tashmë është vendosur nga partia në pushtet. Këtij lloji të opozitarizmit në Kuvendin e Kosovës i ka prirë kryeministri aktual.” – ka thënë znj. Dërguti, përcjell Periskopi.
Më tej, ajo ka përdorur edhe fjalën popullore “Çka bën në mal, e gjen në shtëpi!” për ta përshkruar gjithë ngjarjen.