
Publiku Kosovarë patën mundësinë të ndiqnin shfaqjet “Black Box dhe “Brinat, në kuadër të festivalit të teatrove (Prishtina International Theater Festival), i organizuar nga Kolegji AAB për të pestin edicion me rradhë.
Ndër shfaqjet konkuruese ishte Black Box (Kutia e zezë) nga Shqipëria, me regji të Fatos Berishës, me skenar të adoptuar nga filmi “Perfect stranger” dhe me kast të aktorëve nga trupa e teatrit Mixheni nga Shkodra.
“Black Box” një shfaqje kamertale në te cilën flitet për realitetin dhe rutinën e përditshme që lidhen me celularët edhe gjatë darkave me miq. E veçanta e saj eshtë tek emri i saj e cila simbolizon aparatet digjitale si “Kuti e zezë” e kohëve moderne.
Me anë të inskenimit artistik të aktorëve dhe me magjinë që teatri dhuron, sollën realitetin e ditëve të sotme të cilat janë mjaft aktuale. Sekretet që ngerthejnë në vete përsonazhet, mardhëniet që për pak gjë edhe shkatërrohen, të fshehurat që dalin në pah, diskutimet dhe debatet të ndërthurura kohë pas kohe edhe me humor, bënë që shikuesi të ndjejë afrimin me skenën.
Kjo shafqje në natën finale të festivalit u shpërblye me çmimin regjia më e mirë, ndërsa paraqitjen e bëri në natën e parafundit.
Brinat ishte shfaqja tjetër që u dha si mysafire gjatë festivalit PITF që u mbajtë në Teatrin kamertal të Kolegjit AAB.
Me regji të Butrint Pashës dhe me kast të përbërë nga aktorët Valmir Krasniqi, Blin Sylejmani, Trisan Halilaj dhe Arta Lahut, sollën çeshtjën për bullizëm si temë me të cilën ballafaqohet shoqëria e ditëve të sotme.
Në fokus të ngjarjës Tomasi një djalosh që pavarësisht bullizimeve nga kolegët e vet dëshron të tregojë aftesitë e veta në punë, por këtë ja bënë të pamundur Izobela dhe Toni me provokimet e tyre, ku shfaqet pastaj edhe dhunë nga i bullizuari (Tomasi) dhe si përfundim duke e humbur dhe vendin e punës për shkak të perjashtimit që i bëhet nga Z.Karter (Pronari).
Nje dramë që përçojë emocione të ndryshme dhe që te publiku arriti të dërgoj mesazhe në lidhje me bullizimet e shumta që ndodhin në rrethin tonë.
Shfaqja Brinat edhe e përmbylli PITF, si musafire e natës së fundit.
Ndërkaq në Prishtina International Theater Festival morrën pjesë edhe vende të tjera nga evropa, si ajo nga Serbia,Turqia, Maqedonia dhe Bullgaria, të cilat i dhanë edhe më shumë vlerë festivalit. Çmimin kryesor e fitojë “Helver’s night” nga shteti maqedonas. /Fatjona Pelaj