E goditi 12 herë me thikë, shqiptarja me rrëfim tronditës se si e mbyti italianin 68-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E goditi 12 herë me thikë, shqiptarja me rrëfim tronditës se si e mbyti italianin 68-vjeçar

    Insajderi
    22 December 2021 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua shqiptare e kishte mbytur, duke e goditur 12 herë me thikë, një 68-vjeçar italian.

    Mide Ndreu ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

    Ajo tha se pronari i shtëpisë ku punonte e ngacmonte vazhdimisht.

    Gruaja deklaroi se i moshuari kishte nisur ta prekte, edhe pse ajo kishte kundërshtuar disa herë. “Nuk dua, ndalo”, deklaroi gruaja se i ishte përgjigjur të moshuarit, por ai nuk i ishte bindur.

    Burri kishte marrë një thikë nga lavamani, duke e drejtuar në drejtim të Ndreut dhe më pas e kishte tërhequr atë në divan.

    Më pas, ajo ia ka marrë thikën, duke e qëlluar 12 herë rresht në inat e sipër.

    Ajo tha se ai e kishte ngacmuar disa herë, por ajo vazhdonte të shkonte në shtëpinë e tij, pasi kishte nevojë për punë dhe para.

    Ndreu deklaroi se burri i saj kishte ndonjë punë të rastësishme që prej fillimit të pandemisë. Vetë bashkëshorti i saj ka deklaruar se asnjë anëtar i familjes nuk ishte në dijeni të faktit që i moshuari italian e ngacmonte vazhdimisht.

    Mbrojtja e gruas shqiptare ka kërkuar që ajo të qëndrojë në arrest shtëpiak, për shkak se vuan nga disa probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë vështirësi në përballimin e izolimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark