
Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmoi sot praninë e variantit të virusit Omicron në Shqipëri.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini u shpreh se janë konfirmuar dy rastet e para të variantit Omicron.
“Nga ISHP sipas një procesi sistematik të dërgimit të mostrave të detektuara pranë laboratorit të virologjisë në ISHP në mënyrë sistematike, dërgimi i mostrave të detektuara që kanë sinjale të tjera të dyshuara për variante të tjera të Sars COV 2, kanë konfirmuar me ardhjen e tyre nga laboratori i referencës në Gjermani, 2 raste të Omicron në totalin e mostrave të dërguara përkundrejt seguencimit genomic”, tha Tomini.
Tomini deklaroi se në vend vazhdon të mbizotërojë varianti Delta, pavarësisht konfirmimit të rasteve Omicron.