
Gazetari Artan Hoxha, me anë të një statusi në “Facebook” ka shënjestruar kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.
Hoxha pyet a është kjo që ka fotografuar makina e Erjon Veliajt.
Gazetari thotë se automjeti ka targën AB 007 dhe thekson se me siguri që duhet të jesh në top listën e rrogave që të kesh të tillë mjet.
Postimi i Artan Hoxhës:
Meqe doli sot kjo lista e targave, me ndihmoni dot e kujt eshte kjo bisha me targa AB 007… e parkuar te oborri bashkise se Tiranes???!!!
Qe te kesh nje superbenz fringo të ri si ky, duhet te jesh në top-listen e rrogave???!!!
Jo për gje, por kam nja 4-5 jave, qe shikoj të qarkulloj me te, dike qe shfaqet shpesh ne media, i fotografuar “pa mendje” duke udhetuar me biçiklete neper qytet…
Epo jemi ne kohe festash, ne kohe dhuratash!!!
Super makine eshte jo shaka!!!
Ka punuar dynjaja për kete dite [🖐]