Reagon drejtori i marketingut në Spitalin Amerikan: Meritoj 100 mijë euro në muaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon drejtori i marketingut në Spitalin Amerikan: Meritoj 100 mijë euro në muaj

    Insajderi
    27 December 2021 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Baton Haxhiu ka folur pas publikimit të të dhënave dhe pagave të qytetarëve në emisionin “Opinion”. Ai ka dënuar publikimin e pagave të qytetarëve shqiptarë dhe ka shprehur shqetësimin për nxjerrjen e këtyre të dhënave personale.

    Haxhiu u shpreh se rroga e tij nuk ka pse të bëhet publike, pasi këto janë të dhëna sekrete personale dhe se personat që i kanë ekspozuar duhet të dalin para drejtësisë.

    “Është e pahijshme që ta ekspozosh njeriun që punon nga 15 orë në ditë dhe t’i shqetësosh të tjerët me rrogën time. T’i ekspozosh dikujt që e ka 10 mijë Euro rrogën, kjo i bie që askush nuk e shikon punën tënde që ke 3 emisione në atë televizion.

    Rroga ime hyn në pjesën e sekretit tim. Nuk di çfarë duhet t’i ekspozohet njeriut më shumë se aq. Jam lakuriq për arsye se ekspozimi i punës time bëhet për 10% të shikuesve”.

    “Këto janë gjëra që janë të pahijshme. Dhe ne meritojmë më shumë se aq, se të gjitha këto gjëra që bëjmë ne në botë kushtojnë më shumë se 100 mijë Euro. Unë nuk di kë të padis.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark