
Vimea Baby SPA është SPA e parë për bebet në Kosovë dhe në rajon e cila ofron hidroterapi dhe masazh për bebet, masazh për nënat shtatzëna dhe pas lindjes si dhe shërbimin e haloterapisë në dhomën e kripës.
Bashkëthemelueseja, Shukrane Krasniqi, me profesion fizioterapeute thotë se qëllimi i Vimeas është të kontribuojnë në mirëqenien e bebeve duke zhvilluar aftësitë e tyre si dhe duke i mbështetur dhe udhëzuar prindërit e tyre.
Ndryshimet që ndodhin në trupin e nënave shtatzëna mund të jenë të dhimbshme dhe të lodhshme e për këtë ia vlen të aplikohet edhe masazhi.
Në Vimea Baby SPA mund të merrni edhe shërbimin e haloterapisë apo e quajtur ndryshe edhe dhoma e kripës.
Në Vimea Baby SPA bebet mund të fillojnë hidroterapinë dhe masazhin prej javës së dytë të lindjes ku duhet t’i ketë më shumë se 3 kilogramë.
Stafi i Vimea Baby SPA përpos që janë të kualifikuara në fakultetin e fizioterapisë nuk ngurrojnë të iu bëjnë një pritje të mrekullueshme juve dhe bebes tuaj.
Për më shumë detaje, klikoni në videon e bashkangjitur: