Gazetari për Monikën e BBV: Këshilltare që paguhet me taksat tona, ka 3 muaj mbyllur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari për Monikën e BBV: Këshilltare që paguhet me taksat tona, ka 3 muaj mbyllur

    Insajderi
    29 December 2021 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar aktoren Monika Lubonja e cila është këshilltare e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt.

    Lubonja  ndodhet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ rezulton në databazën me pagat e qytetarëve shqiptarë, si këshilltare e Veliajt. Hoxha i ftuar në ‘Abcnews’, tha se njerëzit që i shërbejnë pushtetit kanë tre muaj që ndodhen brenda Big Brother VIP.

    “Unë them bravo i qoftë atij që o ndodhi se na nxori sa fenomene, duke filluar që tek sektori jonë i medias. Ne kemi parë sa keq paguhet administrata shqiptar, mbi 300 mijë shqiptarë marrin një rrugë qesharake dhe të tjerët marrin paratë e tyre. Ne mësuam sesi pushteti e kontrollon median. Se kush janë njerëzit i shërbejnë pushtetit. Një nga këshilltarët që paguhet me taksat tona ka 3 muaj që është në Big Brother. Ne na ka rënë shteti. Shteti virtual që donte të bënte Rama është i shpartalluar. SPAK duhet të merret me korrupsionin e lartë. Patronazhistët duhet të ishin hetuar. Askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, u shpreh gazetari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark