Insajderi
Biznes

AMC dhe CKC dhurojnë paisje mjekësore në vlerë rreth 11,000

Insajderi
29 December 2021 - 16:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AMC dhe CKC dhurojnë paisje mjekësore në vlerë rreth 11,000
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot u bë dorëzimi i donacionit të pajisjeve mjekësore në vlerë monetare rreth 11,000 euro. 

Paisjet mjekësore që u dhuruan janë dy bilirubinometra dhe dy monitora për fëmijë. Këto pajisje u dhuruan si donacion në Klinikën e Neonatologjisë dhe Klinikën e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. 

Ky donacion u mundësua falë përkrahjes së vazhdueshme nga Cycle Kosovo for Children, të cilët janë inicues të tureve të çiklizmit në mbështetje të AMC-së, për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Kosovë. 

AMC dhe CKC falenderon të gjithë sponzorët që e mbështetën këtë iniciativë. 

Falenderojmë sponzorët general: Trepharm dhe Kivo. Sponzorët tjerë që e mbështetën këtë iniciativë janë: Altec, BPB, EcoVent, Koslabor dhe sponzorin medial TV Dukagjini. Gjithashtu, falenderojmë mbështetësit e kësaj iniciative si Eulex, Policia e Kosovës, Frutomania, Bike Friendly Cafe, Miqt pub, dhe Shtëpiaku. 

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në

Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve,

nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton

projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin

shëndetësor të cilat ofrojnë zgjidhje afatgjata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark