200 mijë euro gjobë kush bën festa private në shtëpi, shteti fqinj me masa të rrepta kundër Covid - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    200 mijë euro gjobë kush bën festa private në shtëpi, shteti fqinj me masa të rrepta kundër Covid

    Insajderi
    30 December 2021 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rritja e frikshme e rasteve me COVID, ka bërë që Greqia të vendosë masa të reja që fillojnë aplikimin që sot dhe parashikojnë gjoba më të rënda.

    Dje u shënuan mbi 28 mijë raste të reja, dhe për këtë qeveria greke intensifikoi kufizimet për objektet argëtuese, por edhe në pronat private.

    Për kryerjen e çdo forme mbledhjesh apo eventesh në një hapësirë ??private joprofesionale të marrë me qira opër këtë qëllim, si dhe kryerjen e çdo forme tubimesh dhe ngjarjesh argëtuese në një hapësirë ??private për shërbime argëtuese muzikore” i jep gjobë administrative prej pesëdhjetë mijë (50.000) euro qiramarrësit ose koncesionarit të hapësirës private, joprofesionale në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja.

    Gjoba e mësipërme ka të bëjë me shkeljen e parë, ndërsa për shkeljen e dytë gjoba është 200 000 euro ndaj qiramarrësit ose koncesionarit të hapësirës private, joprofesionale, në të cilën ka ndodhur ose ndodh ngjarja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark