Insajderi
Biznes

JUMBO, mbështetje të vazhdueshme për fëmijët në Kosovë

Insajderi
30 December 2021 - 15:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
JUMBO, mbështetje të vazhdueshme për fëmijët në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

JUMBO, që në fillimet e aktivitetit të tij ka ndërmarrë disa nisma të rëndësishme për shtresat në nevojë të shoqërisë, duke bërë të mundur përmirësimin e jetesës së tyre, në kuadër të përgjegjësisë sociale. Me fokusin kryesor tek fëmijët, si pjesa më e brishtë dhe më e prekur e shoqërisë, në të katër tregjet ku operon si pjesë e Grupit BALFIN, JUMBO kujdeset për t’u ofruar arsim dinjitoz dhe kujdes shëndetësor më të mirë.

Misioni i JUMBO për të sjellë më shumë buzëqeshje dhe lumturi u realizua me sukses, në nismat e tyre për t’i dhuruar një të ardhme më të mirë fëmijëve. Kompania ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në shoqërinë e Kosovës për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Këtë vit, JUMBO është përfshirë në 7 projekte sociale ku mund të përmendim disa kopshte dhe shkolla në të gjithë vendin, Shoqatën e Autizmit dhe fshatin SOS në Kosovë. Rreth 700 fëmijëve i janë mundësuar libra, mjete shkollore, veshje, lodra dhe çdo produkt tjetër i nevojshëm për një jetesë më të mirë, ku në fokus kryesor kanë qenë fëmijët me probleme ekonomike si dhe ata me nevoja të veçanta.

Këto projekte janë iniciuar jo vetëm në kuadër të përgjegjësisë sociale, por edhe për t’i ofruar të gjithë fëmijëve mundësi të barabarta edukimi, argëtimi dhe sociale.

Grupi BALFIN, pjesë e të cilit është edhe JUMBO i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Gjatë vitit 2021, Grupi BALFIN ka kontribuar në mbështetje të një numri të madh kauzash sociale, duke ndikuar në fusha të ndryshme, si arsimi, shëndetësia, mjedisi, fëmijët, fatkeqësitë natyrore, etj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark