E tmerrshme: Në Shqipëri 27-vjeçarja shfrytëzon motrën e saj të mitur për prostitucion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme: Në Shqipëri 27-vjeçarja shfrytëzon motrën e saj të mitur për prostitucion

    Insajderi
    30 December 2021 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Matit ka arrestuar një 27-vjeçare pasi shfrytëzonte motrën e saj të mitur si prostitutë.

    Uniformat blu njoftojnë se u ndalua shtetasja me inicialet H. C., banuese në Burrel.

    Mësohet se nga veprimet hetimore të policisë, ka rezultuar se kjo shtetase “në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi”.

    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

    Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetaseje ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

    Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark