Rrëzohet nga mali i Munellës gazetari shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrëzohet nga mali i Munellës gazetari shqiptar

    Insajderi
    30 December 2021 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup alpinistësh, mes tyre edhe gazetari, Alfred Lela janë rrëzuar teksa ngjisnin malin e Munellës në Gjegjan të Pukës.

    Shkak është bërë moti i keq me stuhi të fortë dhe borë.

    I kontaktuar me telefon nga Politiko.al, gazetari Lela ka deklaruar se një alpinist është plagosur, një tjetër ka humbur kontaktet, ndërsa ai vetë është dëmtuar në këmbë.

    Lela ka deklaruar se teksa ata bënin ngjitje në mal në kushte të vështira të motit kanë rrëshqitur në borë dhe kanë marrë dëmtime, ndërsa vijojnë kërkimet për alpinistin që ka humbur kontaktet.

    Mësohet se Lela, i shoqëruar nga operatori Gisel Dollani dhe tre personat e tjerë ishin nisur për të bërë një reportazh për masivin pyjor të Munellës, pretendent për t’u futur në listën e zonave të mbrojtura.

    Më herët, në media u raportua se gazetari Lela bashkë me dy alpinistë janë aksidentuar me një automjet të dalë nga rruga, por Politiko.al konfirmon se nuk ka ndodhur asnjë aksident me makinë.  

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark