
Qindra njerëz në Serbi kanë bllokuar rrugët në disa lokacione në një protestë anti-qeveritare e cila u zhvillua edhe ditë më parë. Protestuesit po kundërshtojnë dy ligjet e reja që thonë se do të lejojnë kompanitë e huaja të shfrytëzojnë burimet vendase.
Qeveria e Serbisë ka ofruar burime minerale për kompanitë duke përfshirë minierën e bakrit Zijin që shfrytëzohet nga kinezët dhe grupin Rio Tinto ndërkohë aktivistët e gjelbër thonë se projektet do të ndotin tokën dhe ujin në vendin ballkanik.
Protesta janë zhvilluar në Novi Sad dhe Preljinë. Gjatë protestës një incident ka ndodhur në Preljinë ku një shofer ka goditur një grua e cila po tentonte të kalonte. Ambulanca i ka dhënë gruas ndihmën e parë dhe e ka transportuar për në spital, transmeton Insajderi.
Bllokadë tjetër ka ndodhur edhe në Beograd. Njëra anë e autostradës është bllokuar, mirëpo nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Protestuesit serbë kanë paralajmëruar se bllokadat do të vazhdojnë në fundjavën e ardhshme dhe se ato do të radikalizohen.
Ndërkohë, kompania Rio Tinto ka premtuar t’u përmbahet të gjitha standardeve mjedisore vendase dhe të BE-së, por ambientalistët thonë se miniera e litiumit e planifikuar prej 2.4 miliardë dollarësh do të ndotë në mënyrë të pakthyeshme ujin e pijshëm në zonë.
Partia Popullore Progresive në pushtet e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se këto protesta masive po zhvillohen qëllimshëm përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale./Insajderi.org
Blokada saobraćaja na autoputu, u pravcu od Novog Beograda ka starom delu grada https://t.co/jSJWEbwTEV pic.twitter.com/j2I4VAeGAY
— TV N1 Beograd (@N1infoBG) January 3, 2022