
Në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit, ndodhet fshati Burs që ka shumë karakteristika të rralla.Të gjithë banorët e këtij fshati kanë mbiemrin Gashi, dhe përbëhet nga dy fe, islamin dhe krishtërizmin.
Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme, shkruan Gazeta Insajderi.
Vite më parë, banorët të së njëjtit gjak kishin jetuar në një shtëpi, po ajo që i dallonte ishte vetëm besimi. Njëri vëlla ka qenë krishter ndërsa tjetri mysliman.
Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para 10 vjetësh janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara.
Toleranca fetare mes tyre shkon deri aty, saqë edhe pse u përkasin besimeve të ndryshme, ata gjatë festave shkojnë së bashku në kishë dhe xhami.
Ndonëse toleranca fetare në fshatin Brus është shumë e theksuar, aty gjendet vetëm kisha por jo edhe xhamia, për shkak të numrit të banorvë më të madh të besimit krishter.
Fshati që tash e sa kohë njihet për tolerancën ndër fatare po boshatiset dita-ditës, tash e sa kohë, banorët kanë filluar të shpërngulen në fshatrat përreth. Shtëpitë që dikur ishin plotë tash kanë mbetur të zbrazëta.
Për më shumë klikoni në videon e bashkangjitur: