Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht, arrestohet edukatorja në Fier - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht, arrestohet edukatorja në Fier

    Insajderi
    08 January 2022 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë dje në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 , ndërsa sot policia ka arrestuar edukatoren e kopshtit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se fëmija ka shkuar në spitalin e Fierit pa shenja jete.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje”, njofton policia.

    Mësohet se në momentin që ka mbërritur në spital i vogli nuk reagonte, ndërsa i janë konstatuar shenja në qafë.

    Këtë e konfirmon edhe daja i fëmijës, i cili kërkon drejtësi: “Jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes në kopsht vetëm kur na vjen lajmi, hajdeni se djalin e keni keq. Erdha me vrap në urgjencë. Aty u takuam me doktorin që ishte munduar ta kthente në jetë. Doktori tha se djali ka ardhur i pajetë. Ne i bëmë të gjitha çfarë ishin për të bërë dhe djalin nuk e shpëtuam dot. Më tha që kishte një shenjë në grykë. Për këtë duam drejtësi”, tha daja i fëmijës.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark