Çmimet e ulëta të naftës kanë ngecur eksploatimin dhe zhvillimin e punës në sekretin e naftës në Shqipëri dhe do të ndikojë negativisht në prodhimin e vitit 2016.
Dy kompanitë kryesore janë në kërkim të ikjes nga vendi pasi kanë tërhequr investimet.
“Market Research Reports” sipas një raporti të publikuar për gazin dhe naftën në Shqipëri, thotë se bazuar në rishikimin e trendeve të prodhimit të naftës gjatë vitit 2015 parashihet se për vitin 2016 do të jetë në krizë të thellë.
“Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës ka pezulluar programin e saj për shpim në kërkim të naftës për shkak të çmimit të ulët. Bankers do të fokusohet vetëm në programin e saj të mëhershëm por vetëm nëse rriten çmimet”, thuhet në raport, transmeton Insajderi.
Sipas këtij raporti që nga janari i vitit 2016, vetëm një prodhues ka operuar në Shqipëri, teksa “Petromanas” i ka shitur të gjitha aseset bazë tek Shell në shkurt të vitit 2016. Kostoja ka qenë 45 milionë dollarë amerikan.
“TransAtlantic është ende në procesin e marketingut në Shqipëri duke prodhuar naftë teksa gazi është lënë anash. Kjo gjendje mund të ndryshoj kur të ndërtohet gazsjellësi trans-Adriatik që përkohshme Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë por që kjo mund të ndodhë tek në vitin 2020”, thuhet në raport.