Prishet autobusi i “Barileva Turist”, afër 100 mërgimtarë mbesin në autostradë afër Budapestit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prishet autobusi i “Barileva Turist”, afër 100 mërgimtarë mbesin në autostradë afër Budapestit

    Insajderi
    08 January 2022 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 100 udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë.

    Mirëpo sipas tyre, autobusi i kompanisë “Barileva Turist” është prishur në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rrugëtim e sipër.

    Ata thonë se ka tash e nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën.

    Njëri prej tyre, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se janë pa ngrohje dhe që u janë shpenzuar ushqimet që kanë pasur me vete, raporton KlanKosova.tv


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark