"Gjithçka ishte e përgaditur", Artan Hoxha flet për Insajderin për protestën e dhunshme në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Gjithçka ishte e përgaditur”, Artan Hoxha flet për Insajderin për protestën e dhunshme në Shqipëri

    Insajderi
    08 January 2022 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Tiranë të Shqipërisë tashmë ka përfunduar protesta e mbështetësve të ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi Policia, duke përdorur topa uji dhe gaz lotjsellës, largoi protestuesit nga selia e PD-së.

    Protesta e 8 janarit u thirr nga ish-kreu i PD-së, Berisha për të marrë kontrollin e selisë së partisë. 

    Gazetari i njohur nga Shqipëria Artan Hoxha në një prononcim për Gazetën Insajderi ka komentuar protestën e dhunshme që ndodhi gjatë ditës së sotme para selisë së Partisë Demokratike.

    Sipas Hoxhë, të dya palët ishin përgaditur për të patur një protestë të dhunshme pavarësisht deklaratave që bënin në publik.

    Hoxha shtoi se Basha e Berisha po përgaditeshin për një përplasje të fortë vetëm që të iu dëshmonin militantëve të vet se kush nga ata janë më të fortë se kundërshtari.

    “Unë kam dy javë prej kur ka dal njoftimi për protestën e 8 janari, që jam përpjekur të sjell informacione dhe të sjell fakte në lidhje me përgaditjen e të dya palëve për të patur një protest të dhunshme pavarësisht deklaratave që bënin në publik ku deklaronin se do të kishte një protestë paqësore”, tha Hoxha për Insajderin.

    “Ajo që luhejn në anën e padukshme ishte krejtë tjetër gjë, të dya palët po përgaditeshin që të bënin të kundërtën, për të bërë një përplasje të fortë për të dëshmuar edhe përballë militantëve të vet se kush nga të dya palët ishte më i fortë se kundështari”, tha Hoxha.

    Situatën e krijuar në Shqipëri nuk është aspakt e mirë, sipas Hoxhës kjo vjen pasi vendi ka një qeverië që shpreh hapur arrogancën dhe një opozitë të shpartalluar.

    “Sot ka keq një ditë e keqe për të mos thënë një ditë e zezë në Partinë Demoktratike, jo vetëm për demokratët por një ditë e zezë edhe për Republikën e Shqipërisë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhën në Ballkan. Një vend si Shqipëria me një qeveri që është në mandatin e tret dhe që e shpreh hapur arrogancën me një opozitë që tashmë duket e shpartalluar duket me të vërtet një situatë aspakë e mirë”, tha Hoxha për Insajderin./XhenetaUka/Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark