Berisha e Basha akuzojnë njëri-tjetrin se janë shërbëtorë të Ramës, reagon menjëherë Kryeministri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha e Basha akuzojnë njëri-tjetrin se janë shërbëtorë të Ramës, reagon menjëherë Kryeministri

    Insajderi
    08 January 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edi Rama i cilëson “kufoma politike” Berishën e Bashën.

    Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ndaj tij për zhvillimet e sotme.

    Rama tha se ka një thirrje për demokratët kur sheh se si të dy ata e akuzojnë se kush ishte shërbëtori i tij, e cila është: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

    “Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më.

    Më herët, Lulzim Basha e akuzoi Berishën se me qasjen e tij ndaj demokratëve dhe opozitës po i bënte shërbimin më të madh Edi Ramës. Ndërkohë, Berisha tha se Basha është peng i Ramës dhe se ishin koordinuar bashkë për të rrahur sot ata që ai i quajti opozita e vërtetë e vendit.

    Rama

    Shkrimet e plota të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama:

    1- Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

    2- Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark