Hoxha: Sot Basha zgjodhi rrugën e profesorit të tij, vuri interesin e karrigës së vet përpara jetës së demokratëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxha: Sot Basha zgjodhi rrugën e profesorit të tij, vuri interesin e karrigës së vet përpara jetës së demokratëve

    Insajderi
    08 January 2022 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tiranë sot është trazuar nga protesta e mbështetësve të ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Protesta kjo e thirrur nga ish-kreu i PD-së, Berisha për të marrë kontrollin e selisë së partisë. 

    Gazetari i njohur nga Shqipëria Artan Hoxha në një prononcim për Gazetën Insajderi ka komentuar protestën e dhunshëm që ndodhi gjatë ditës së sotme para selisë së Partisë Demokratike.

    Hoxha tha se situata që ndodhi sot ishte e pritshme pasi Berisha ka dhënë prova edhe në të kaluartën se është i aftë të krijoj situata të tilla, por që nga Basha ishte i zhgënjyer.

    Pasi si person i shkolluar në BE priste që sot të tërhiqej për të shmangur konfliktin mes demokratëve.

    “Ajo që ndodhi sot nuk është që nuk e prisja pasi Berisha ka dhënë prova edhe në të kaluarën se është i aftë të bëjë dhe të krijojë situatë të tilla. Ai sot ishte vetëvetja unë nuk jam i zhgënjyer fare nga ajo që bëri Berisha dhe mbështetësit e tij, zhgënjimi im vjen nga Basha sepse nuk e mendoja me formimin që ka Basha, që është shkolluar në BE një njeri që ka pasur statusi e një personi që zgjedhë kompromisin jo dhunën, që zgjedh bisedimet jo konfliktin kam menduar që Basha duke e parë këtë situatë që po krijohej dhe ai e njeh shumë mirë sepse ka 16 vjet që bashkëpunon me Berishën. Prisja që Basha do të tërhiqej qoftë edhe ta braktiste selin e PD-së sot për të shmangur një konflikt mes demokratëve.”, tha Hoxha për Insadjerin.

    Sipas Hoxhës, Basha sot vuri përpara interesin e karrigës së vet përpara jetës së demokratëve.

    Basha zgjodhi rrugën e mësuar nga profesori i vet.

    “Ajo që ka ndodhur sot mendova që Basha do ta vlerësonte jetën e cdo demokrati që do të rrezikohej sot më shumë se cdo lëvizje tjetër më shumë se interesin për karrigen e vet. Për fatkeq Basha nuk e zgjodhi këtë gjë, zgjodhi ashtu sic është mësuar nga profesorin i vet dhe zgjodhi të përballet me Bershën”, tha Hoxha për Insajderin.

    Tutje, Hoxha shtoi se mbështetësit e Berishtës kishin hartuar një plan sulmi dhe PD sot u kthye në një fortesë të blinduar për të përballuar një përplasje fizike.

    “Sot arritëm në pikën ku PD u kthye në një fortesë e blinduar në katin e dytë me njërzë dhe me një grup njërz të aftë për të përballuar një përplasje fizike dhe me mbështetës të Berishë që kishin hartuar një plan sulmi dhe e vun në zbatim”, tha më tej Hoxha për Insajderin./XhenetaUka/Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark