Katër kosovarë të arrestuar në protestën e Sali Berishës, pinin kafe afër selisë së PD-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Katër kosovarë të arrestuar në protestën e Sali Berishës, pinin kafe afër selisë së PD-së

    Insajderi
    09 January 2022 - 00:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesë e grupit të të arrestuarve në Shqipëri janë edhe katër shtetas të Kosovës. Ata ishin duke pirë kafe në një lokal afër selisë së PD-së gjatë kohës që mbahej protesta, përcjell Insajderi.

    Të katërtit janë duke u mbajtur në burg. Janë nga Gjakova.

    Miqtë e tyre kanë publikuar emrat e tyre në Facebook dhe kanë kërkuar ndihmen e autoriteteve kosovare për lirimin e tyre.

    Njoftimi i plotë:

    4 shtetas kosovarë, nga Gjakova, janë të arrestuar në Tiranë, për pjesëmarrje në protestën e sotme. Ata pretendojnë se janë marrë me dhunë nga një bar-kafe dhe nuk kanë avokat që t’i mbrojë. Ata rrezikojnë të mbeten në qeli deri të hënën, kur do të dalin para gjykatës.
    Mesazhi i regjistruar në sekretarinë telefonike të Ambasadës së Republikës së Kosovës thotë se zyrat janë të hapura nga e hëna, deri të premten, nga ora 9 deri në ora 17.
    Kush të mundet të njoftojë mediat dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
    Qytetarët quhen:

    1. Arben Dervishaj (dy vetë me këtë emër e mbiemër)
    2. Valdrin Dervishaj
    3. Qëndrim Dervishaj
      Ju lutem shpërndajeni!
      Këto shoqërime janë TË PALIGJSHME!
      Në bazë të Nenit 109 “Shoqërimi në polici”, të Ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i policisë bën shoqërimin e personave në ambientet e Policisë ose institucionin urdhërdhënës në kushtet dhe rastet e mëposhtme:
      a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
      b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose ndonjë detyrimi të përcaktuar me ligj;
      c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer vepër penale;
      ç) për të parandaluar kryerjen e një vepre penale;
      d) kur është larguar pas kryerjes së një vepre penale;
      dh) për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, sipas kushteve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale;
      e) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose shoqërimin e tij në organin kompetent;
      ë) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
      f) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose ekstradimit.
      Sipas Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet”, pjesëmarrja në tubime nuk përbën vepër penale, edhe kur tubimet janë të ndaluara ose policia ka kërkuar shpërndarjen e tubimit. Vlen të theksohet se tubimi i sotëm ka qenë me leje dhe policia NUK ka bërë thirrje për shpërndarjen e saj.
      Të gjitha shkeljet e këtij ligji konsiderohen “kundravajtje penale”.
      Siç shihet qartë, asnjë klauzolë ligjore nuk e justifikon shoqërimin e qytetarëve në Komisariat, për pjesëmarrje në tubime. E vetmja e drejtë që ka Policia e Shtetit, është të të kërkojë letërnjoftimin, për të të identifikuar për efekt të plotësimit të proces-verbalit të gjobës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark