Qytetarët dalin jashtë banesave, mbesin edhe pa internet pas tërmetit në Maqedoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët dalin jashtë banesave, mbesin edhe pa internet pas tërmetit në Maqedoni

    Insajderi
    10 January 2022 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka dridhur sonte rajonin.

    Tërmeti ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë dëgjuar në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bullgari.

    Banorët në Manastir kanë bërë të ditur se rrjeti i telekomunikacionit aktualisht është ndërprerë.

    Sipas tyre, për momentin nuk është e mundur të bëhet një telefonatë dhe nuk ka as internet.

    Qytetarët kanë thënë për tv21 se nuk e mbajnë mend një tërmet të tillë dhe shtojnë se mbrëmjen do ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark