Insajderi
Lajme

Daçiq: Po të mos ishte Putini, Kosova moti do të ishte në OKB

Insajderi
23 March 2016 - 21:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, ka thënë se po të mos ishte Rusia dhe Vladimir Putin, Kosova do të ishte moti anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Këto deklarime, Daciq i ka bërë gjatë prezantimit të statujës prej dylli të Vladimir Putin në Muzeun e Jagodinës, duke thënë se puna e Vladimir Putin në raport me Kosovën ka bërë që Serbia të ketë pozicion lakmues në raport me Bashkimin Evropian dhe më së shumti me OKB-në.

“Rusia dhe Vladimir Putin ishte me Rusinë kur Serbia përballej me sanksione, kur Serbia ishte në telashe dhe kur Serbia përballej me bombardime dhe së fundmi po të mos ishte Rusia, Kosova moti do të ishte anëtare e OKB-së”, citohet të ketë thënë Daciq, raporton Insajderi.

Daciq ka thënë se se Serbia dëshiron të mbajë raporte të mira dhe të jetë pjesë e Bashkimit Evropian por nuk do të pajtohej me sanksionet e mundshme ndaj Rusisë.

“Megjithatë raportet më të afërta do t’i mbajmë me Rusinë dhe Kinën,  duke mos lënë anash vendet e Amrikës Latine, Afrikës dhe Azisë, vende këto që na kanë ndihmuar të fitojmë betejën në UNESCO”, ka thënë Daciq.

Sipas tij, Serbia dhe Rusia do të vazhdojnë ta duan njëra tjetrën tërë jetën, e kjo ka shkaktuar aplaus të gjatë në sallë. / Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark