Skandali i pagave në Shqipëri, gjykata liron 4 të arrestuarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i pagave në Shqipëri, gjykata liron 4 të arrestuarit

    Insajderi
    10 January 2022 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës liroi sot katër të arrestuarit për rrjedhjen dhe qarkullimin në platformat e komunikimit online në javët e fundit të një baze të dhënash personale të qytetarëve të vendit të punësuar në sektorin publik dhe privat.

    Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Klodian Sotën, Endri Ikonomin dhe Andi Agarajn, ndërsa Eni Qirjaku u la në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

    Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, mësohet se nga specialistët e AKSHI-t, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021.

    Ndërkohë shtetasit Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, i kanë blerë të dhënat për një shumë prej 200-300 mijë lekësh.

    Rrjedhja e të dhënave ka filluar më 21 tetor 2020, ku janë marrë listë pagesat e muajit shtator 2020. /Ora News/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark