"Qeveria Kurti u zu në befasi në gjysmë të dimrit" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Qeveria Kurti u zu në befasi në gjysmë të dimrit”

    Insajderi
    10 January 2022 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për mos mirëmbajtje të rrugëve në kohën kur reshjet e borës kanë vështirësuar trafikun rrugor, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes janë në fuqi tash e sa muaj.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti është zënë në befasi në gjysmë të dimrit.

    “Reshjet e borës sot e vështirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj. Janë po të njëjtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga trevjeçare në njëvjeçare. Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi!”, shkruan Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark