Prishet borëpastruesi në Dragash - kryetari autorizon dy zyrtarë të komunës ta vëzhgojnë situatën prej afër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishet borëpastruesi në Dragash – kryetari autorizon dy zyrtarë të komunës ta vëzhgojnë situatën prej afër

    Insajderi
    10 January 2022 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetim Ramadanin, drejtor i administratës dhe Brendi Berisha, Zyrtar për informim në komunën e Dragashit, janë autorizuar nga Kryetari Bexhet Xheladini që mbas orarit të punës të dalin në terren për të vëzhguar situatën për pastrimin e rrugëve.

    Arsyeja e daljes në terren nga këta zyrtarë komunal është për arsye se ka pasur prishje të një borëpastruesi.

    Zëdhënësi i komunës së Dragashit, Brendi Brrisha, për LAJME365, ka thënë se prishja e borëpastruesit ka ndodhur në fshatin Buçe, dhe se është duke u punuar që të rregullohet sa më shpejt.

    Ai tha se përkundër këtyre problemeve gjendja e rrugëve në komunën e Dragashit është e kalusheme dhe po mundohen ta mbajnë nën kontroll edhe pse ka reshje të vazhdueshme të borës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark