Kaq ryshfet mori Leotrim Gashi, zyrtari i Ministrisë së Kulturës i cili u arrestua mbrëmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq ryshfet mori Leotrim Gashi, zyrtari i Ministrisë së Kulturës i cili u arrestua mbrëmë

    Insajderi
    12 January 2022 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leotrim Gashi, këngëtari dhe njëherit zyrtari i Ministrisë së Kulturës, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës dyshohet se ka marrë 5 mijë e 850 euro ryfshfet nga dy biznese aplikuese dhe përfituese për subvencione të kësaj ministrie, shkruan Insajderi.

    Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Gashi në Ministrinë e Kulturës mbante pozitën e asistentit ekzekutiv.

    Leotrim Gashi është djal i Azem Gashit, asmableistit të Bekim Jasharit në Komunën e Skenderajt.

    Babai i tij Azem Gashi është kontaktuar nga Gazeta Insajderi për rastin në fjalë dhe ku sipas tij ky rast është inskenim.

    Ai tha se si familje nuk kanë pasur probleme të tilla dhe rasti e ka shqetësuar shumë

    “Skam koment, me thënë të drejtën dyshoj në parapaskena në këtë mesele, se djali jem është muzikant i njohur dhe asnjë telashe se kemi pas, por, spe di, është inskenim. Me shku mu burgos vetëm ai, e ai tjetri që ka dhan jo, spe kuptoj”, tha ai për Insajderin

    Ndër të tjera ai tha se pret që organet e drejtësisë të zgjidhin këtë problem.

    “Unë jam shqetësu nga rasti sepse jemi në një familje që e kemi sha këtë pjesë e kjo është e rëndë, po shpresojmë që organet e drejtësisë zgjidhin problemin.

    Ndërkohë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku për ta pyetur lidhur me arrestim e zyrtarit të tij.

    Çeku tha se i posedon të gjitha informatat por së pari çështje duhet të sqarohet nga policia.

    “Është çështje e policisë. Unë i kam krejt informatat, kur ata i sqarojnë rrethanat mandej flasim edhe ne politikanët”, tha ai për Gazetën Insajderi

    Gashi, mbrëmë është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është në ndalim 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark