Tragjedia shqiptare me 45 viktima në Bullgari, Ministria ia heq licencën Agjencisë 'Besa' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tragjedia shqiptare me 45 viktima në Bullgari, Ministria ia heq licencën Agjencisë ‘Besa’

    Insajderi
    12 January 2022 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tragjedisë me 45 viktima , këtë të mërkurë ministria e Ekonomisë  në Maqedoninë e Veriut i ka marrë licencën Agjencisë Turistike BESA TRAVEL.

    Lajmin e ka bërë me dije  ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në Facebook.

    Bekteshi u ka bërë thirrje qytetarëve që do të udhëtojnë, të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë.

    “Me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer tri kontrolle të jashtëzakonshme në objektet e subjektit SHTPQSH BESA TRANS BTB SHPKNJP eksport-import me adresë: f. Rashçe, Komuna Saraj – Shkup, filiala BESA TRAVEL me adresë në rr. Stiv Naumov nr.2/2-3 Shkup, ku është konstatuar se nuk kryen veprimtari, gjegjësisht nuk punon.

    Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar sipas kërkesës sonë, ka dorëzuar Njoftimin nr. 26-09-51 nga data 11.01.2021 me të clin informon se Subjekti Juridik nuk ushtron veprimtari, gjegjësisht zyrat janë të mbyllura dhe nuk mund të kontrollohen, pastaj si Ministër i Ekonomisë kam marrë vendim për heqjen e licencës.

    U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që do të udhëtojnë të kontrollojnë se me cilat agjenci turistike udhëtojnë, gjegjësisht nëse kanë licenca të vlefshme pune të lëshuara nga Ministria e Ekonomisë”, ka shkruar ministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark