Pas arrestimi në Prishtinë - Policia tregon se si u zhvilluar krejt aksioni e çka u sekuestrua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas arrestimi në Prishtinë – Policia tregon se si u zhvilluar krejt aksioni e çka u sekuestrua

    Insajderi
    13 January 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, sot ka konfirmuar arrestimin e një 21 vjeçar në rrugën “Tringë Smajli”, në Prishtinë. Pas kontrollimit nga ana e zyrtarëve policor të njëjtit i është gjetur një armë zjarri.

    Ndonëse nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihet se Policia ka arrestuar dy persona.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci derisa shtoi se A.H, 21 vjeçar është dërguar në mbajtje. Detaje nuk dhanë për personin e dytë të arrestuar.

    “Është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, ka thënë ai

    Aksioni ka ndodhur rreth orës 14:45, policia ka ndaluar veturën BMW, me targë Kosove, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj: revolen e tipit CZ, e kalibrit 9 mm, pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit 9 mm, si dhe një (1) karikator.

    Është bërë me dije se Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.

    “Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre”, tha Borovci.

    Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale.

    Më poshtë gjeni videon nga momenti i arrestimit:

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark