Bllokohet në Shqipëri linja e prodhimit të kosit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokohet në Shqipëri linja e prodhimit të kosit

    Insajderi
    13 January 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u konstatuan me vlerë mbi normën e lejuar të ngarkesës së përgjithshme mikrobike (NPM) enterobakter.

    Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera

    AKU bën të ditur se, subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive, ndërsa është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së.

    AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

    “Sigurojmë konsumatorët se AKU vijon inspektimin e subjektit edhe në produkte të tjera”, thuhet në njoftimin e AKU-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark