U prekën nga tërmeti, 266 familje shqiptare marrin apartamentet e reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U prekën nga tërmeti, 266 familje shqiptare marrin apartamentet e reja

    Insajderi
    13 January 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 266 familje në Manzë, Durrës, për pak ditë do të hyjnë në apartamentet e reja.

    Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndau pamje nga pallatet e përfunduara në Manzë.

    Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.

    Në lagje do të jetë edhe kopshti dhe shkolla 9-vjeçare. Për kantierin e lagjes së re u angazhuan rreth 500 punëtorë, për të bërë të mundur që në mesin e janarit familjet të hyjnë në apartamentet e reja.

    Manza, bashkë me Thumanën dhe Fushë-Krujën do të jenë lagjet e reja model të Programit të Rindërtimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark