Rasti 'Curri', pse ishte arrestuar biznesmeni Zekë Jasiqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti ‘Curri’, pse ishte arrestuar biznesmeni Zekë Jasiqi

    Insajderi
    16 January 2022 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni, Faton Dalladaku në rrëfimin e tij për “InDoks”, në mesin e personave që e mashtruan e përmend edhe biznesmenin, Zekë Jasiqi.

    Zekë Jasiqi ishte arrestuar kur u arrestuar Ismet Osmani-Curri dhe të tjerët, ani pse në aktakuzën e ngritur ndaj grupit Curri nuk përmendet emri i tij. “Curri” dhe njerëzit e tij dyshohet se përfituan jashtëligjshëm pasuri të paluajtshme dhe para kesh në këmbim të një borxhi me fajde.

    Dalladaku është shprehur se Jasiqi njësoj sikurse Curri hynin e dilni sa herë donin në zyrën e tij në Pejton. Ndërkohë punëtorët nuk guxonin të qëndronin në zyre për shkak të frikës.

    Prej se kanë hy këta Curri në zyre, punëtorët e mijë nuk më kanë qëndru më në zyre, kanë pasur frikë me nejt këtu – madje ai tjetri Zekë Kransiqi ka pesë herë në ditë ka ardhë në zyre derisa u fut në pranga. Në mënyrën më të paligjshme krejt këto i kanë bë”, rrëfeu ai në InDoks.

    “Kjo situatë nuk është e mirë për mua mirëpo do të qëndrojë, do ti dalë në krye, unë në asnjë mënyrë nuk i iki rrugës ligjore, ka instanca mbi instanca dhe pres mu shtu edhe instanca tjera sepse Kosova ka me hy edhe instanca tjera nuk ndalem me qekaq, për mua nuk është me rëndësi nëse dikush ka dëmtu ligjërisht, a është hajn a mashtrues a është i fuqishëm a prokuror nuk është me rëndësi unë do ta ndjek atë me ligj, për të cilin dyshojë se më ka dëmtuar edhe më shumë nëse kanë qenë grupacione të organizume kundër meje”, thotë Dalladaku.

    Ndërkohë nga InDoks ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria për të bëmat e biznesmenit Zekë Jasiqi.

    Të njëjtit thanë se hetimi ndaj Jasiqit është ende duke vazhduar. Pa dhënë detaje shtesë.

    Zekë Jasiqi nuk ka dashur që të flas për InDoks, por avokati i tij, Tahir Rrexaj ka thënë që ai është i pafajshëm.

     Dokumentari i plotë: Rrëfimi i Faton Dalladakut – Viktima e ‘Currit’, ‘Apexave’ dhe të tjerëve


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark