Vetura tenton ta shkelë, i riu në Vlorë pasi shpëton i shkon shoferit me thikë në dorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura tenton ta shkelë, i riu në Vlorë pasi shpëton i shkon shoferit me thikë në dorë

    Insajderi
    14 January 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr i pazakontë ka ndodhur sot pranë kryqëzimit “Rinia” në Vlorë, ku një makinë luksoze ka tentuar të shtypë qëllimisht një të ri.

    Siç shihet nga videoja makina luksoze e tipit GLE ka tentuar të shtypë të riun me xhup blu, por ky i fundit është shmangur me shpejtësi. Bashkë me të riun me xhup blu ka qenë edhe një djalë tjetër dhe në atë moment të dy e kanë sulmuar shoferin që ishte brenda makinës. Madje shihet që djali me xhupin ngjyrë blu ka një send në dorë, në dukje thikë.

    Pas përplasjes nga makina me të rinjtë, shoferi është larguar. Nuk dihet nëse mes shoferit dhe 2 të rinjve që ishin jashtë makinës ka pasur një sherr të mëparshëm.

    Pas përplasjes nga makina me të rinjtë, shoferi është larguar. Nuk dihet nëse mes shoferit dhe 2 të rinjve që ishin jashtë makinës ka pasur një sherr të mëparshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark