I mituri në Kukës sillej rrugëve me kallashnikov, arrestohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I mituri në Kukës sillej rrugëve me kallashnikov, arrestohet

    Insajderi
    15 January 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i mitur është vënë nën prangat e policisë në Kukës, pasi u kap me kallashnikov me vete.

    Bazuar në informacionet e siguruara nga qytetarët, se një adoleshent qarkullonte me armë zjarri, forcat e policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

    Në drejtim të fshatit Shishtavec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar duke ecur shtetasin e mitur B. P. Pas ndërhyrjes profesionale për të mos krijuar reagime apo dëmtime të palëve, është bërë kapja dhe arrestimi i 17-vjeçarit, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov me karikator me fishekë.

    Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbatja pa leje”./TCh


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark