Situata me Covid-19, ky shtet fqinj hyn në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata me Covid-19, ky shtet fqinj hyn në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë

    Insajderi
    15 January 2022 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada gjermane në Shqipëri tha se nga dita e diel, 16 janar 2022, Shqipëria do të konsiderohet sërish si një vend me rrezik të lartë nga Covid-19.

    Si pasojë, ndryshojnë kushtet për hyrjen në Gjermani, thotë ambasada.

    “Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.

    Gjatë regjistrimit ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid-19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

     Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid-19 për të hyrë në Gjermani.

    Megjithatë pas mbërritjes do iu duhet të karantinoheni për 10 ditë.

    Pas 5 ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark